10.5 C
Tirana

Hungaria prodhon verën më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton ajo.

VENDI

Nuk ka kundërshtim fakti se vera e mirë kushton por 40000 dollarë për një shishe duket një shifër e majme. Sidoqoftë prodhuesit hungarezë të verës Royal Tokaji thonë se koleksioni i tyre i limituar ia vlen.

Essencia 2008 është vera më e shtrenjtë e hedhur në shitje për vitin 2019. Deri tani janë shitur 11 shishe çka do të thotë se shiten edhe shtatë shishet e mbetura të Royal Tokaji përpara datës së skadimit më 2300.

Por çfarë e bën kaq të shtrenjtë? Essencia prodhohet në rajonin Tokaj në Hungari i vendosur në veri perëndim të Budapestit i cili shërben si destinacion ditor për udhëtarët që vizitojnë qytetin.

Për prodhimin e saj përdoren vetëm lëngu i rrushit të zi. Essencia në vetvete është një mrekulli e natyrës tha për CNN Orsi Szentkiralyi një profesionist i verës hungareze me bazë në Londër. Është rezultat i një pune intensive dhe kërkon shumë vite punë dhe kujdes në bodrum.

Vera përmban alkool por ka një ëmbëlsi natyrale. Ka një ëmbëlsi natyrale dhe mund të shërbehet vetëm në një lugë në vend të një gote shtoi ai.

Essencia mund të prodhohet vetëm në vite të caktuara në varësi të kushteve atmosferike. Prandaj edhe viti 2008 qe një vit mbresëlënës për prodhimin e verës.

Gjithmonë e vendos prodhuesi kohën e shitjes së verës shpjegoi Zoltan Kovacs, menaxher i përgjithshëm në verërat Royal Tokaji. Mund të jetë pas tre katër vjetësh apo edhe 10. Essencia u shit pas tetë vitesh pjekurie. Është një Essencia paksa e pazakontë sepse ka rreth 4 perqind alkool.

Vera më e shtrenjtë në botë ka një aromë të veçantë dhe jashtëzakonisht të fortë dhe një ëmbëlsi që mund të bëhet e padurueshme nëse konsumohet në sasi të larta. Shija vjen si një ndërthurje e mjaltit kajsisë dhe çajit.

- Advertisement -

TE FUNDIT