16.5 C
Tirana

Humbje e madhe për artin shqiptar! Ndërron jetë regjisori dhe aktori Rikard Ljarja, ‘Deda’ amanet të prehet në Shkodër

VENDI

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçari aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Rikard Ljarja. Mësohet se aktori i njohur vuante prej kohës nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Familja e tij ka njoftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij, se ceremonia për shkak të situatës do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe sipas amanetit të tij, Ljarja do të prehet në qytetin e Shkodrës.

Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër për t’u angazhuar më pas edhe në filma.

Aktori ka lënë gjurmën e tij në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të elektiçistit Dedë. Megjithatë filmi më i rëndësishëm për të ka qënë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren Marjetën.

Ljarja është legjenda e dytë e artit shqiptar që nuk do të përcillet dot me nderimet që i takojnë për shkak të situatës së koronavirusit në vend. Disa javë më parë, nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë edhe aktori i humorit, Gëzim Kruja.

- Advertisement -

TE FUNDIT