Humbi 2 vajzat në mënyrë tragjike, punëtori ndalet t’u këndojë 2 vajzave të panjohura në ditën e diplomimit

Ndërkohë që pjesa më e madhe e botës është izoluar, njerëzit janë përpjekur të përhapin pozitivitetin sa më shumë që të jetë e mundur, pavarësisht kufizimeve të jetës së përditshme. Gjeste të pabesueshme mirësie dhe vlerësimi janë dëshmuar në të gjithë botën.

PUBLICITET

 

Dhe në një kohë kur njerëzit janë duke humbur të dashurit ose duke luftuar me sëmundje, ne lehtë mund të harrojmë të festojmë momente të lumtura, si diplomimi. Por Bruce Johnson, një punëtor kamioni nuk pati mundësi t’i bënte dy vajzat të ndiheshin të veçanta në ditën e tyre të diplomimit.

 

Ai humbi dy vajzat në rrethana tragjike

Bruce Johnson, i cili ka qenë një shofer kamioni për 22 vjet, ishte duke drejtuar automjetin kur vuri re dy vajza të veshura me fustanet e diplomimit.

 

Bruce u ndal dhe u këndoi “Greatest Love of All” të Whitney Houston. Bruce humbi dy vajza në aksidente automobilistike. Ai tregon historinë.

Ai ndau me to historinë e tij, duke zbuluar se si humbi dy vajzat në rrethana tragjike.

“Unë ende kam një binjak dhe dy djem por, kam humbur vajzën time të vogël dhe motrën e saj të madhe që po shkonin të vizitonin binjakun tjetër.”- kujtoi ai.

 

Pavarësisht se humbi fëmijët, ai dëshiron t’i gëzojë të tjerët

Bruce humbi dy vajzat, por jo vlerësimin për jetën. Ai donte të sigurohej që të dyja vajzat do të ishin krenare me veten dhe do ta festonin momentin e tyre.

 

“Kur shoh vajza që bëjnë atë që ju bëni, unë festoj. Dijeni se, ja vlen puna e vështirë. Gjithmonë vazhdoni përpara, e kam seriozisht. Vazhdoni të punoni shumë, bëjeni familjen krenare.”- u tha ai vajzave.

Ndoshta, kjo nuk ishte ceremonia e diplomimit që ato kishin menduar, por përpjekjet e përzemërta të Bruce do ta bëjnë të paharrueshme. Ai na kujton se ne jemi të gjithë në gjendje ta bëjmë jetën të veçantë, për veten dhe të tjerët, përmes gjesteve të vogla.

PUBLICITET