13.5 C
Tirana

Laçi- Vllaznia, sot arbitër do të jetë një “i preferuar” i laçianëve?

VENDI

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pak minuta më parë emrat e arbitrave që do të gjykojnë sot në ndeshjen Laçi- Vllaznia.
Ndonëse konsiderohet një ndeshje disi delikate, sektorit i gjykimit pranë FSHF-së ka përzgjedhur një arbitër pa shumë eksperiencë ndoshta për të drejtuar një sfidë të tillë.
Kështu, arbitër kryesor në këtë dndeshje do të jetë tiranasi Olsi Sokoli që do të ketë ndihmën e asistentëve Gernat Qirici e Denis Agaraj, të dy nga kryeqyteti.
Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë fieraku Kreshnik Cjapi. Sakaq, delegat i FSHF-së do të jetë Plarent Kotherja nga Tirana ndërsa vëzhgues i arbitrave Arianit Lulaj nga Vlora.
Sokoli në ambjentin sportiv konsiderohet si një nga arbitrat “e preferuar” të laçianëve por kuqeblutë shpresojnë që ai të mos ndikojë në rezultatin e ndeshjes që do të nisë në orën 14.00.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT