Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2020

Dashi

PUBLICITET

Buzëqeshja do t’ju shërbejë si një armë kundër depresionit. Sa i përket anës financiare, në fund të ditës do të mund të kurseni para. Beqarët e kësaj shenje do të jenë në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt.

 

Demi

Egoizmi i një mikut/mikes suaj do t’ju shqetësojë. Një letër që mund t’ju vijë gjatë ditës së sotme, mund të sjellë një lajm mjaft të mirë për familjen tuaj. Është e rëndësishme të tregoheni më romantik në lidhjen tuaj në çift, në mënyrë që gjërat të ndryshojnë për mirë.

 

Binjakët

Sot do të ndiheni plotësisht të shtensionuar. Disa persona të kësaj shenje duhen të tregojnë kujdes me pasuritë e paluajtshme. Ekziston mundësia të keni probleme në punën tuaj.

 

Gaforrja

Një prej miqve apo të afërmve tuaj mund të kërkojnë hua një shumë të madhe parash. Nëse vendosni ta ndihmoni, mund të rrezikoni shumë. Romanca do të udhëheqë mendjen tuaj sot, pavarësisht një dite të ngarkuar me punë.

 

Luani

Një bisedë e gjatë me partnerin/partneren tuaj do t’ju bëjë që ta kuptoni më mirë njeri-tjetrin dhe të shmangni problemet e mëtejshme. Beqarët e kësaj shenje duhet të shohin drejt një marrëdhënieje të re romantike. Gjatë ditës së sotme do të keni mjaftueshëm kohë të lirë.

 

Virgjëresha

Sjellja juaj sharmante do të tërheqë vëmendjen. Të lindurit e kësaj shenje që merren me biznes ka gjasa të kenë përfitime sot. Dikush që ju i besoni mund t’ju zhgënjejë.

 

Peshorja

Është tepër e rëndësishme që të gjeni kohë për t’u shplodhur, pasi do të jetë në favor të gjendjes suaj psikologjike. Një kritikë e fortë nga ana e prindëve tuaj do t’ju zemrëojë. Ruani qetësinë në mënyë që të vendosni gjërat nën kontroll.

 

Akrepi

Shqetësimet e vazhdueshme edhe për gjëra fare të vogla do t’ju dëmtojmë psikologjikisht dhe do t’ju bëjnë një person nervoz. Nuk përjashtohet mundësia e refuzimit në dashuri. Bëni kujdes, nëse sot do të udhëtoni me makinë.

 

Shigjetari

Do të jeni aktiv gjatë ditës së sotme. Gjithashtu ana juaj shëndetësore do të jetë e mire. Partneri/Partnerja juaj mund të shfaqë shenja xhelozie. Bëni kujdes nga disa persona shumë pranë jush, që mund të ndikojë negativisht në reputacionin tuaj.

Bricjapi

Rekomandohet të kryeni më shumë aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë, p.sh mund të lexoni një libër interesant. Disa kolegë mund të kenë pakënaqësi ndaj jush, por ka gjasa të mos i shprehin ato.

 

Ujori

Jepini përparësi nevojave te familjes tuaj këto kohë. Pas një faze të vështirë, dita do ju befasojë me diçka të bukur në punë. Eshte momenti i duhur për pak argëtim. Kujdesuni për shëndetin dhe mos lini mënjanë ativitetin fizik.

 

Peshqit

Përpiquni të kaloni kohën duke ndjekur hobi ose duke bërë gjëra që ju pëlqejnë më shumë. Bëni mirë që këto kohë të shmangni marrjen e huave. Sa i përket aspektit profesional nuk parashikohen ndryshime.

PUBLICITET