HOROSKOPI DITOR, E MERKURE DATE 20 MAJ 2020

Dashi: Do të ndiheni mjaft të tensionuar gjatë kësaj dite. Do të ndiheni të pakënaqur, por pavarësisht kësaj mundohuni që të qëndroni pozitiv.

PUBLICITET

 

Demi: Ju pret një ditë problematike për dashurinë, por shumë shpejt Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të përmirësohen. Besojini instinktit në punë dhe në financa, pasi do t’iu çojë në rrugën e duhur.

 

Binjakët: Kjo është dita ideale për projektet në çift. Mundohuni që të shmangni debatet, pasi mund të lindin pa motiv. Edhe puna do të ecë mjaft mirë, pasi ajo që do të bëni në këtë periudhë do të jetë mjaft e rëndësishme për të ardhmen.

 

Gaforrja: Do të ketë mjaft tension gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të mbani situatën nën kontroll. Në dashuri Hëna do të jetë kundër, ku mund të ketë probleme. Po ashtu ky është momenti i duhur për të planifikuar se si duhet të lëvizni në punë.

 

Luani: Venusi dhe Mërkuri do të kenë ndikim mjaft të favorshëm, duke stimuluar emocione pozitive. Kjo periudhë gjithsesi do të jetë e komplikuar, ndonëse mundësitë nuk do të mungojnë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi daljet kanë qenë të mëdha.

 

Virgjëresha: Do e keni Venusin kundër për disa kohë dhe kjo gjë do i komplikojë gjërat në dashuri. Në raportin në çift duhet të bisedoni dhe të mundoheni që ti zgjidhni problemet. Në sferën profesionale, yjet do të jenë në anën tuaj.

 

Peshorja: Hënën do e keni kundër dhe kjo gjë do ju shkaktojë probleme. Bëni mirë që t’iu përkushtoheni gjërave që ju pëlqejnë dhe projekteve që i keni përzemër. Gjatë kësaj të marte do të ndiheni pesimistë.

 

Akrepi: Shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë për të kuptuar se çfarë dëshironi të bëni, sidomos në dashuri. Keni nevojë për të gjetur stabilitetin. Nëse keni fëmijë, mund të hasni në probleme me ta. Yjet ju ndihmojnë në sferën profesionale.

 

Shigjetari: Keni dëshirë për të jetuar diçka të re. Në dashuri do të merren vendime me rëndësi, sidomos për çiftet që nuk kanë shumë kohë bashkë. Ky është momenti për të kuptuar nëse doni të ecni përpara apo të mbyllni një raport. Puna do të rinisë, por do të ketë probleme.

 

Bricjapi: Do të ndiheni të lodhur dhe me gjasë do të hasni në vonesa. Bëni mirë që ti shtyni për një moment të dytë projektet e verës në çift, shkruan noa.al. Në punë, shumë gjëra do të ecin ngadalë.

 

Ujori: Në dashuri flisni qartë, pasi mund të ketë keqkuptime të kota. Nëse në punë, nuk ndiheni mirë, mund të vendosni që të hiqni dorë ose të ndryshoni drejtim.

 

Peshqit: Në dashuri do të ketë përmirësim, ndonëse dyshimet janë të shumta. Mos u përhumbni në mendime larg realitetit, por përqendrohuni në zgjidhjen e problemeve. Puna do të ecë mirë, por sërish do të ndjeni shqetësime me veten tuaj.

PUBLICITET