22.5 C
Tirana

Horoskopi ditor, e hënë 17 qershor 2019

VENDI

Dashi
Dite mjaft pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne këtë dite feste do ndiheni me mire se kurrë me pare dhe do përjetoni ndjesi te veçanta. Nuk do mungojnë as premtimet ndaj njeri-tjetrit. Për beqaret perspektivat janë te mira, por ata nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do shpenzoni pa fund dhe situata do behet delikate.
Demi
Beqaret do kenë me shume besim se kurrë tek partneri dhe do ndihen gati për te marre vendime te rëndësishme. Ata qe janë te martuar do mendojnë seriozisht për një fëmijë. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar duhet te ndiqni strategji fikse nëse doni qe situata te stabilizohet.
Binjaket
Çdo gjë do jete shume me e thjeshte sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj. Për beqaret do jete dite e paqëndrueshme. AS ata vete nuk do e dine se çfarë duan te bëjnë ne te vërtetë. Mos u nxitoni për asgjë sepse do vuani me vone. Ne planin financiar duhet te bëni shume kursime ne mënyrë qe situata te stabilizohet.
Gaforrja
Çdo gjë qe dëshironi do ju plotësohet gjate kësaj dite. Partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Tregojini edhe ju sa shume e dashuroni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria sepse do kenë te tjera pikësynime për jetën. Financat me ne fund do fillojnë te përmirësohen. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Plutoni do influencoje mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do keni aspak dyshime ne lidhje me partnerin tuaj. Përkundrazi komunikimi dhe bashkëpunimi do përforcohet edhe me tepër. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar duhen marre masa shume strikte dhe duhen shmangur shpenzimet e tejskajshme.
Virgjeresha
Jupiteri do ndikoje pozitivisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i përkushtoheni me tepër partnerit tuaj dhe do kaloni momente me pasionante me te. Edhe beqaret do kenë mundësi te kryejnë takimet qe aq shume kane ëndërruar dhe te fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni çdo lloj hapi tjetër.
Peshorja
Nëse partneri juaj ka teka apo nuk kënaqet me aq sa ju i jepni, mundohuni te ndryshoni sjellje dhe te jeni me tolerante me te. Nga ana tjetër duhet qe për çdo gjë te flisni hapur. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme perverse ndonjë takimi interesant. ne planin financiar do jeni me te vetëdijshëm për situatën ne te cilën ndodheni dhe nuk do nxitoheni për asgjë.
Akrepi
Doni qe marrëdhënia juaj ne çift te stabilizohet? Çdo gjë do jete ne dorën tuaj, kështu qe tregohuni me te kuptueshëm dhe flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe me pas te mendohen se çfarë do bëjnë me tej. Financat ka rrezik te jene mjaft problematike. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.
Shigjetari
Dite pozitive dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ketë pasion te zjarrte megjithatë gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sepse përndryshe mund te lëndohen. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme dhe investime te konsiderueshme. Situata do jete e qëndrueshme.
Bricjapi
Dite përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë qe keni dëshiruar do ju plotësohet. Beqaret do e shfrytëzojnë pa fund lirinë qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Sektori i financave nuk do kenë as problemin me te vogël. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër ne këtë dite feste.
Ujori
Sot do bëni edhe çmenduri me partnerin tuaj vetëm e vetëm qe atmosfera ne çift te jete sa me e zjarrte. Do i harroni te gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret do kenë një dite te turbullt dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete mjaft negativ. Beni kujdes me shpenzimet nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet.
Peshqit
Dite e përkryer dhe e mbushur me emocione te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do e gjejnë as sot shpirtin e tyre binjak. Kalojeni kohen e lire me miqtë dhe familjaret. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te jete e stabilizuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT