12.5 C
Tirana

Horoskopi ditor, 3 nëntor 2019. Fati juaj për sot.

VENDI

Dashi. Do i urreni edhe më shumë padrejtësitë gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të bëni më shumë për personat që ja vlejnë vërtet. Marsi do ndikojë së tepërmi në jetën tuaj në çift. Do e joshni gjithë kohës partnerin dhe do bëni gjithçka në mënyrë që ai të ndihet sa më mirë në praninë tuaj. Edhe ju beqarët do jeni sharmante. Duhet ta dini se kjo ditë do jetë më e favorshme për lidhje serioze sesa për aventura kalimtare. Jeni ju gati për këtë? Në punë duhet të jeni më të duruar dhe më të logjikshëm, përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit. Në planin financiar nuk duhet të merrni më shume rreziqe sesa duhet sepse do keni probleme.

Demi. Mundohuni të mos shpërqendroheni duke u marrë me gjëra të kota sot dhe kini më shumë besim tek vetja. Ju të dashuruarit, edhe pse nuk do ndiheni shumë mirë moralisht kjo nuk do ketë pasoja në lidhjen që keni krijuar. Mjedisi yjor do të përforcojë marrëdhënien që keni krijuar dhe do sjellë mjaft lumturi. Në mbrëmje atmosfera do ngrohet më shumë nga sa e kishit menduar. Ju beqarët do jeni fizikisht në formë mjaft të mire dhe do tërhiqni mjaft persona pas vetes. Guxoni sot dhe keni për të dalë të fituar. Sipas Dritare.net, në punë do jeni profesionistë dhe nuk do lini asnjë mundësi tiu ikë nga duart. Sektori i financave nuk do përbëjë problem dhe gjithçka do jetë mjaft e stabilizuar.

Binjakët. Sot duhet të gjeni pak kohë për veten tuaj. Reflektoni, kënaquni, argëtohuni dhe do rimerrni më shumë energji. Për ju të dashuruarit, edhe pse nuk do ketë shumë pasion, dita do jetë e qetë dhe me emocione. Mundohuni ta shfrytëzoni çdo moment kur të jeni pranë partnerit. Ju beqarët më mirë të qëndroni vetëm sesa të nisin aventura të cilat nuk do i çojnë askund dhe do ju shkaktojnë dhimbje. Në punë, personaliteti juaj i fortë do adhurohet nga të gjithë. Ka mundësi që shumë shpejt tiu ofrohet një post më i rëndësishëm. Nëse keni pasur probleme financiare Saturni do iu ndihmojë tiu gjeni zgjidhje afatgjata. Do hiqni edhe disa para mënjanë.

Gaforrja. Gjatë kësaj dite do dini se çfarë doni dhe çfarë nuk doni. Asgjë nuk do e ndalë vullnetin që keni dhe do diskutimi për ju është mbi gjithçka. Dielli do ju sjellë lumturinë e shumëpritur ju të dashuruarve. Ai do iu nxitë të përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe të ndiheni më të qetë. Nëse zemra juaj është e vetmuar, bashkëpunimi i planetëve me njëri tjetrin do iu sjellë takime mjaft interesante. Ku i dihet, ndonjëri mund të shkoje edhe deri në martesë. Në punë vërtet do lodheni pak, por ato që do arrini do ju mbushin me gëzim. Nuk do ju mungojë asnjëherë motivimi. Për financat do bëni një punë të mirë që do iu sjellë mjaft fitime. Hiqni ndonjë para mënjanë.

Luani. Sot nuk do jetë aspak vështirësi, përkundrazi Hëna dhe Urani do ua bëjnë gjërat më të lehta në çdo fushë. Meqenëse nuk do ketë planetë që do influencojnë jetën tuaj në çift ajo do jetë e qetë dhe pa probleme. Dita nuk do jetë aspak monotone dhe do përjetoni edhe mjaft kënaqësi. Ju beqarët do keni edhe dashuri me shikim të parë. Personi që do takoni do jetë shumë i veçantë. Do jeni vërtet me fat që do e keni pranë. Në punë do përkushtoheni mjaft për të përfunduar një projekt të nisur dhe keni për të arritur shumë lart. Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat dhe ju do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

Virgjëresha. Gjatë gjithë kësaj dite nuk do jeni të qetë dhe do druheni të kryeni negociata. Frika e lëndimit nuk do ju lejojë të hidhni hapa. Ju të dashuruarit do jeni shumë dyshues për partnerin dhe shpeshherë do mendoni se ai ju tradhton. Mos bëni asgjë pa qenë të sigurt sepse do ta lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Nëse jeni vetëm do festoni me miqtë më të ngushtë dhe nuk do mendoni aspak për dashurinë. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do i kënaqni eprorët me arritjet. Mundet të merrni edhe një promocion që as e kishit menduar. Financat do kenë përmirësime. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

Peshorja. Sido që të zhvillohet dita e sotme në fund ju do dilni fitimtarë. Pas disa orëve me mërzi buzëqeshja do ju rikthehet fuqishëm. Ju që keni një lidhje mos prisni gjithmonë surpriza nga partneri për tu ndier mirë pasi edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në dashuri gjithçka është reciproke, mbajeni mend gjithmonë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do takoni një person të ëmbël, simpatik dhe mjaft të sjellshëm. Nëse iu pëlqen shumë jepini atij shenjat e para, por pa e tepruar. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, por herë pas here do ndiheni pa fuqi. Pranojeni ndihmën e kolegëve sepse ata që do ju ofrojnë mbështetje do e bëjnë me gjithë zemër. Edhe pse do shpenzoni pa u menduar, nuk priten probleme të mëdha financiare gjatë kësaj dite.

Akrepi. Falë Mërkurit sot do bëni gjithçka për të kaluar vështirësitë që do iu dalin para. Çdo moment ka për të qenë shumë më këndshëm nga dje. Nën influencën e shumë planetëve, jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe e ngrohtë. Mund të mendoni seriozisht ta çoni edhe më tej lidhjen dhe të merrni vendime mjaft të rëndësishme. Ju beqarëve do iu plotësohet dëshira për të bërë sa më shumë takime. Njëri prej tyre do jetë më i veçantë nga të tjerët. Në punë duhet fillimisht të mbillni mirë farat në mënyrë që edhe frutat të jenë të shijshme. Tregoni pak me shume matuni me financat dhe do e largoni rrezikun që po iu kanosej.

Shigjetari. Nën ndikimin e Hënës dhe Mërkurit ka rrezik të përballeni me konflikte gjatë kësaj dite. Do jeni impulsivë dhe do thoni gjëra të pamenduara. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Nëse flisni dhe ja sqaroni situatën ai edhe mund t’iu kuptojë. Për ju beqarët ka shumë gjasa të mbarojë vetmia. Personi që do takoni do iu bëjë të drithëroheni. Në punë do vazhdoni ta bëni me pasion atë që keni nisur dhe do keni sukses të garantuar. Do keni kurajën të përballeni me të gjitha sfidat që do ju dalin para. Me financat mos u tregoni të pamatur sepse do keni goxha probleme më vonë.

Bricjapi. Gjatë kësaj dite do keni shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të merreni me çështje pa vlerë. Ju të dashuruarit do jeni shumë sensuale dhe partneri do ketë dëshirë tiu mbajë gjatë gjithë kohës pranë. Përkëdheljet dhe ngrohtësia e tij do t ju bëjnë të ndiheni si në parajsë. Ju beqarët do kërkoni pa pushim personin ideal, por më kot. As sot nuk ka për të qenë dita me fat. Në punë Dielli do sjellë të reja. Pavarësisht kushteve të vështira ju do arrini të përmbushni objektivat dhe do ju tregoni të gjithëve sesa vleni. Plutoni do ndikojë mjaft në sektorin e financave. Kujdes me vendimet që do merrni nëse nuk doni të keni probleme të mëdha.

Ujori. Hënën do e keni aleatin më të fortë gjatë kësaj dite. Çdo gjë ka për tiu ecur më së miri nëse nuk i kundërshtoni të tjerët pa logjikuar. Për ju që jeni në një lidhje çdo gjë do shkojë më së miri. Secili nga partneret do përgatisë surpriza për tjetrin dhe në mbrëmje emocionet do arrijnë kulmin. Ju beqarët edhe pse nuk do keni ndryshime të statusit do jeni optimistë. Miqtë nuk do iu lënë të mërziteni për asnjë moment. Në punë mund të keni edhe disa vonesa, por nuk duhet të acaroheni. Kush duron fiton. Për shkak të shpenzimeve të tejskajshme që do bëni, financat do jenë delikate.

Peshqit. Jupiteri do ju vërë në pah si pikat e dobëta ashtu edhe cilësitë gjatë kësaj dite. Shprehuni sa më shumë që të mundeni. Për ju që keni një lidhje komunikimi me partnerin do jetë më i thjeshtë. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Për ju beqarët dita do jetë e zakonshme. Prisni edhe disa kohë për të takuar personin e ëndrrave. Në punë do e zgjeroni fushën tuaj të veprimit dhe do gjeni çelësat magjikë që do iu hapin shumë dyer. Sektori i financave nuk do preket nga asnjë planet. Nëse tregoheni të matur nuk do keni as problemin më të vogël.

- Advertisement -

TE FUNDIT