10.5 C
Tirana

Horoskopi ditor, 25 nëntor 2019. Fati për ju sot.

VENDI

Dashi. Nuk do tju mungojë impenjimi këtë ditë, por duhet të tregoheni më të duruar për të pritur rezultat që edhe mund të vonojë për ndonjë arsye objektive. Kreativiteti duket se do të jetë i lartë.

Demi. Megjithëse duket një moment i papërshtatshëm, situatat që mund të krijohen do të favorizojnë realizimin e një projekti të cilin e keni një ëndërr tuajën. Interesant një takim i papritur.

Binjakët. Shfrytëzoni sa më mirë mbështetjen e personave më të rëndësishëm në punë, nëse doni të përmirësoni pozitën tuaj ose për të arritur nivele më të larta. Jeta në çift është një festë e vërtetë.

Gaforrja. Arti i diplomacisë mund tju ndihmojë shumë për të dalë nga një situatë e komplikuar që ju krijon pak vështirësi dhe tension. Stresi i akumuluar është shkak për një gjendje jo të mirë psikologjike.

Luani. Një kreativitet i shkëlqyer do tju bëjë në gjendje të programoni një pragfundjave shumë të gëzueshëm. Do të krijoni edhe situata të reja që do të vlerësohen dhe mbështeten nga kolegët tuaj.

Virgjëresha. Nga një pikëpamje profesionale kjo ditë nuk do të jetë aq e shkëlqyer, por do të ketë gjithsesi raste të mira për të treguar vlerat tuaj, vetëm do tju kushtojnë pak lodhje. Vlerësoni më shumë lidhjen tuaj.

Peshorja. Yjet ju favorizojnë në shumë aspekte. Pra gjithçka do të shkojë mirë. Disa pakënaqësi nga ana afektive do të kapërcehen nga optimizmi dhe nga një dialog i riaktivizuar me partnerin.

Akrepi. Mund të jeni pak konfuzë në ide dhe për pasojë mund t’ju lindin dyshime për persona që ju nuk i njihni edhe aq mirë. Për shkak do të krijohen situata jo të këndshme, por ju do tia dilni mbanë.

Shigjetari. Është momenti për të menduar më shumë për veten tuaj, pasi vërtet që keni nevojë për tu shkëputur nga një ambient thuajse mbytës. Dikush pret vetëm një shenjë miratimi nga ju.

Bricjapi. Ditë e shkëlqyer sidomos nëse keni një qëllim të rëndësishëm për të ndjekur apo një impenjim të rëndësishëm. Nxirrni në pah aftësinë tuaj për ti bindur të tjerët për një ide tuajën.

Ujori. Nëse prisni diçka të re ka të ngjarë që tju plotësohet një dëshirë e tillë. Një takim i papritur do të mjaftojë për të ndryshuar krejtësisht programin ditor. Mbrëmje e veçantë në sferën sentimentale.

Peshqit. Hëna në shenjë mund të sjellë shumë pështjellim kështu që gjatë ditës së sotme pritet të jeni në një gjendje konfuzioni. Një mbrëmje intime me partnerin do të ishte shumë lehtësuese.

- Advertisement -

TE FUNDIT