12.5 C
Tirana

Horoskopi 23 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

VENDI

Dashi

Disa njerëz janë thjesht më kreativë se të tjerët, kështu që mos u shqetësoni nëse ju pëlqejnë idetë dhe kontributet e mira sot. Jini krenarë për faktin se ju po kontribuoni sugjerime të reja që askush tjetër nuk mund t’i dinte! Krijimtaria juaj është një aftësi që mund të hap dyert, prandaj shfrytëzojeni

Demi

A janë të duhura aleancat që krijoni në ambjentet e punës? Hidhini dhe një herë sytë tek këto aleanca dhe përpiquni të kuptoni se a janë të sinqertë me ju?

Në jetën tuaj shoqërore, ju po distancoheni nga njerëz të caktuar që do të donin të dëgjonin nga ju sot. Bëni një telefonatë dhe zhvilloni një bisedë. Do filloni të pyesni veten pse dyshuat tek ata ose pse po përpiqeni ta mbani këtë shoqëri.

Binjakët

Një email i kohëve të fundit nga një ish-bashkëpunëtor ose njohës i rastësishëm ju ka bërë të mendoni shumë se çfarë hapash do hidhni në jetën tuaj. A jeni i interesuar për një sfidë të madhe apo një të vogël? E ardhmja juaj do të jetë padyshim sot në mendjen tuaj, megjithëse nuk ka nevojë të shfytëzoni ndonjë plan veprimi të veçantë. Kjo është një kohë e mirë për të hulumtuar dhe eksploruar mundësitë tuaja. Kënaquni duke menduar se ku mund të jeni pas dhjetë vitesh.

Gaforrja

Cilat janë sfidat në jetën tuaj? Ju duhet të tregoheni të zgjuar për tu përballur me këto sfida.

Planifikimi për pensionin tuaj është i mençur, por nuk ka asnjë kuptim që të vendosni çdo qindarkë të fundit në një llogari kursimi! Është koha që të shijoni çdo moment të jetës ashtu siç vjen.

Luani

Duke marrë rolin udhëheqës në një situatë konfuze do të fitosh pikë të mëdha sot. Gjëja e vetme që duhet të bëni është të flisni me bindje të plotë dhe të tjerët do pajtohen me ty.

Toni juaj i zërit do e përmirësoje bashkëpunimin me të tjerët. Ju do bëni më të mirën tuaj për dhe në fund do shpërbleheni

Virgjëresha

Sot po zhvillohet një luftë e madhe, por për fat të mirë nuk do të përfshiheni direkt. Ju ndodheni në vendin më strategjik ku mund të shihni të gjitha veprimet në pëllëmbë të dorës. Shumë premtime të rrema të një personi do dalin sheshit sot.

Peshorja

Diçka shumë intriguese po vazhdon me miqtë tuaj. Nëse i riktheheni mesazheve apo emaile-ve që keni shkëmbyer me këta persona do vini re se diçka nuk shkon

Pasi t’i keni studiuar mirë këtë situata me miqtë tuaj keni vetëm dy zgjidhje për të bërë. Ose të hyni në muhabet me ta dhe të kërkoni sqarim ose nuk do përfshiheni fare dhe do e lini situatën me kaq.

Akrepi

Edhe pse nuk keni një marrëdhënie të mirë sot me punën nuk do të thotë se jeni në një krizë të karrierës. Është koha të hidhni sytë nga puna dhe të pyesnit veten se çfarë do donit të ndryshonit. Vetëm atëherë ju mund të filloni t’i bëni gjërat mirë.

Mos u tregoni shumë emocionale sepse mund të mbigarkoheni dhe nuk mund të gjeni asnjë përgjigje. Por gjithmonë ka një përgjigje.

Shigjetari

Lajmet e njerëzve përreth nuk do ta kenë vëmendjen tënde sot. E gjithë kureshtja juaj do përqendrohet tek një vend i huaj që po mendoni ta vizitoni një ditë. Leximi i një romani apo vajtja në një lokal ekzotik do zhvillojë imagjinatën tuaj dhe do ju japë ide se çfarë do bëni përfundmisht.

Bricjapi

Nëse po përpiqeni të bindni dikë që të pajtohet me njërën prej ideve tuaja, duhet të siguroheni që keni përfunduar të gjithë studimet e nevojshme. Ju mund të ngelni në gjysmë të rrugës me një argument që nuk ka informacione të rëndësishme.

Jini të gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira, skeptike. Sot është një ditë e shkëlqyeshme për të realizuar disa hulumtime dhe për të harmonizuar faktet tuaja.

Ujori

Një nga miqtë tuaj më të afërt po kthehet në një kundërshtar të fortë. Sjellja e tij normale është kthyer në një sjellje shumë misterioze dhe ju po shqetësoheni shumë. Marrja në pyetje mund të sjellë përgjigje të zemëruara ose akuzuese. Kështu ju duhet të tërhiqeni dhe të respektoni kufijtë e këtij personi. Jepini atij ose asaj hapësirë tani për tani. Kini besim se miku juaj do t’ju vijë pranë kur të këtë nevojë për ndihmë.

Peshqit 

Do e kini shumë të lehtë të shndërroni një nga fantazitë tuaja sot në relitet.  Ju keni aftësinë për të qenë shumë produktiv dhe me një përpjekje minimale mund të mahnisni ata persona që ju doni. Fantazia juaj nuk do të bëhet e vërtetë pa një bashkëpunim të caktuar, kështu që është thelbësore të bëni disa blerje para se të shkoni më tej. Jepuni njerëzve atë që dëshirojnë, dhe ata do t’ju japin atë që dëshironi.

- Advertisement -

TE FUNDIT