13.5 C
Tirana

Horoskopi 15 Qershor 2019

VENDI

Dashi – Sot do të keni merrni frytet e punës së gjithë javës. Do të arrini sukses në sektorin profesional, sidomos në qoftë se punoni në sektorin artistik.

Demi – Ditë perfekte për të realizuar një ëndërr në sirtar ose një projekt ambicioz, për të bërë një udhëtim të shkurtër ose për t’u dashuruar. Pa u lodhur shumë do të arrini të realizoni objektivat e dëshiruar në punë.

Binjakët– Sot do të jeni kreativë dhe me shumë energji ju të dashuruarit. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm me shpenzimet.

Gaforrja – Nëse humori nuk është edhe aq i mirë, hiqni qafe shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin. Ndjenja e nostalgjisë do t’ju lodhë disi, prandaj mundohuni të mos mendoni shumë.

Luani –Sot ta keni të lehtë të ndryshoni humorin e t’i lini hapësirë xhelozisë. Ka shumë mundësi që sot sulmet e xhelozisë ndaj partnerit të jenë të shumta, duke shkaktuar tensione në jetën sentimentale.

Virgjëresha – Nëse ndiheni të lodhur dhe të pa motivuar, ia dedikoni këtë ditë pushimit dhe relaksit. Shtyni të gjitha impenjimet urgjente dhe bëni atë që ju bën të ndiheni mirë. Sqaroni çdo gjë me partnerin.

Peshorja – Qielli juaj sot dhe në ditët që do të vijnë do të jetë i pasur me aspekte pozitive, duke ju dhuruar momente entuziaste që premtojnë të arrini nga dashuria e miqësia shumë kënaqësi.

Akrepi – Sot të jeni nervozë. Parashikohen pengesa të papritura që do të vënë në provë aftësitë dhe durimin tuaj. Kini kujdes, mundohuni të mos i dramatizoni gjërat.

Shigjetari – Një zgjidhje e papritur do t’ju kthejë entuziazmin për një projekt që kishit vendosur ta braktisnit. Për sa i përket dashurisë, keni nevojë të keni gjithë vëmendjen e njeriut të zemrës.

Bricjapi– Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

Ujori – Shpirti krijues, fati dhe pjekuria në marrëdhëniet profesionale do t’ju lejojnë të arrini objektivat tuaja. Do të ndiheni të kënaqur për rezultatet që do të arrini në sektorin ekonomik.

Peshqit – Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

- Advertisement -

TE FUNDIT