15.5 C
Tirana

Horoskopi 14 mars 2020. Zbuloni fatin tuaj për ditën e sotme.

VENDI

Dashi. Të lindurit e kësaj shenje do të zhvillojnë një bisedë të vështirë. Do tju duhet ti përgjigjeni dikujt me të cilin keni vepruar në mënyrë të padrejtë. Edhe në aspektin profesional ka gjasa të përballeni me stres. Shmangni konfliktet me kolegët dhe mos veproni kundër shefave.

Demat duhet të shohin me kujdes mënyrat për të zgjidhur problemet. Çdo gënjeshtër do të zbulohet lehtësisht. Respektoni të tjerët dhe shmangni arrogancën. Sa i përket jetës në çift do të kaloni një ditë mjaft të mirë.

Binjakët do të zbulojnë disa sekrete në lidhje me një të afërmin tuaj. Nëse ky informacion nuk ju shqetëson përpiqu të harroni gjithçka. Merruni me punët tuaja dhe riktheni rregullin në jetën personale.

Gaforrja. Do të ndiheni shumë optimist gjatë ditës së nesërme. Një telefonatë do tju gëzojë pamasë pasi do të merrni një lajm që ju e prisnit prej kohësh. Ka gjasa që gjatë kësaj të shtune të takoni persona me të cilët ndani të njëjtat interesa.

Luanët do të tregohen shumë striktë ndaj vetes gjatë ditës së nesërme por edhe ndaj një personi të ngushtë. Sa u përket financave nuk do të keni shumë ndryshime. Nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie.

Virgjëresha. Nuk rekomandohet të merrni përgjegjësinë e të tjerëve. Rrezikoni që tju dështojnë fjalët dhe si pasojë mund të shkaktohen probleme. Sakrificat për të tjerët do tju sjellin humbje të mëdha.

Peshoret duhet të shmangin thashethemet pasi mund të bëheni pjesë e një konflikti. Bëni kujdes dhe tregojuni vendin personave që përpiqen tiu vënë në pozitë të vështirë. Rekomandohet të zgjeroni kreativitetin në jetën personale.

Akrepi. Nëse jeni beqar keni shansin më të mirë të takoni shpirtin binjak. Mos i gjykoni të tjerët nga pamja e jashtme dhe jepini mundësinë tju tregojnë anën tuaj më të mirë. Në mbrëmje mund të bëni një deklaratë mahnitëse dashurie.

Shigjetari. Sjellja e disa prej shigjetarëve nesër do të jetë misterioze. Do të keni dëshirë të izoloni veten ndaj problemeve aktuale dhe debateve të lodhshme. Nëse keni mundësi shkoni diku ku mund të qetësoheni plotësisht emocionalisht.

Bricjapët duhet të tregohen më bashkëpunues gjatë kësaj të shtune. Mos hezitoni të shprehni me zë të lartë idetë tuaja. Ka gjasa të mbështeteni nga disa persona me influencë. Në përgjithësi kjo ditë do të kalojë pa telashe.

Ujori. Për pjesën më të madhe të Ujorëve kjo ditë do të karakterizohet nga cinizmi dhe skepticizmi. Kjo do të ndikojë negativisht tek ata që dëshirojnë të ndërtojnë një romancë të lumtur ose që kërkojnë nder nga një person i caktuar. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme nën praninë e miqve.

Peshqit. Sjellja e Peshqve mund të jetë paksa fëminore gjatë ditës së nesërme. Pasiviteti juaj mund të vërë në lojë suksesin profesional mbështetjen e një personi të rëndësishëm ose respektin e dikujt pranë jush. Duhet patjetër të jeni më aktiv.

- Advertisement -

TE FUNDIT