13.5 C
Tirana

Historia që të mbush sytë me lot, nënë e bijë bashkohen pas 36 vitesh.

VENDI

Rubrika Ka një mesazh për ty tek E diela shqiptare solli sot historinë e Danitës. Ajo tregoi se kur ishte 17 vjeç zbuloi se ishte e adoptuar dhe iu lut mamasë që e kishte rritur ti tregonte të vërtetën për mamanë biologjike por ajo gjithmonë refuzonte.

Ndërkohë edhe nëna e saj biologjike Fatbardha kishte kërkuar ndihmën e emisionit për ta gjetur të bijën. Fatbardha tregoi në studio se pasi e lindi vajzën e saj në 20 Gusht në 1983 vendosi ta çonte në shtëpinë e fëmijës.

Sepse familja e saj nuk e pranonte dhe i dashuri e kishte braktisur. Ajo tregoi se jeton e vetme në Greqi dhe nuk është martuar. Kur Ardit Gjebrea i tha Fatbardhës se ata e kanë gjetur vajzën ajo u emocionua dhe nuk mundi ti mbajë dot lotët. Nënë e bijë panë njëra tjetrën pas 36 vitesh dhe u përqafuan mes lotësh.

- Advertisement -

TE FUNDIT