Historia prekëse e një familje shqiptare, apel për ndihmë.

Një apel për ndihmë nga studio e emisionit Pa Gjurmë ka marrë një përgjigje shpresë dhënëse për një familje që jeton çdo ditë mes mjerimit dhe sëmundjes së kryefamiljarit. Vasil Panajoti nga Vlora është 65 vjeç dhe sot dergjet në shtrat i paralizuar për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Por gjendja e vështirë ekonomike në të cilën jeton e ka penguar të sigurojë një karrocë me rrota për të lëvizur jashtë katër mureve të shtëpisë. Apelit të emisionit Pa Gjurmë i është përgjigjur Avdulla Omuri, Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës i cili ka siguruar një karrocën për 65 vjeçarin.

Duhen 37 vite siguracion për të përfituar pensionin e plotë të invadilitetit, por zotëria nuk i plotëson këto vite. Ne këtë mënyrë Vasili duhet të përfitojë një pension të reduktuar invadiliteti, u shpreh kreu i Shoqatës së Indvalidëve të Punës, Avdulla Omeri. Vasili është, baba i një fëmije 2 vjeç nga martesa me bashkëshorten e tij 30 vite më të re, Bujaren. Vasili dhe Bujarja kanë 15 vite të martuar. Jeta e kësaj të fundit ka kaluar përmes një kalvari vuajtjesh të cilat i rrëfen mjaft e prekur gjatë emisionit. Në moshën 15 vjeçare ajo nisi bashkëjetesën me një kosovar me të cilin solli në jetë edhe një djalë. Por këtu do të nisinin vuajtjet e saj. Ajo u braktis nga partneri por edhe nga familjarët e saj dhe kjo e detyroi që të braktiste djalin e saj të vogël në një jetimore.

Pas njohjes së rastësishme me Vasilin në autobusin e Vorës zgjodhi të niste një jetë me të. Bujarja mendoi se më në fund në jetën e saj do të nisnin ditët e bukura por kjo nuk qe e thënë. Pas sëmudjes së tij, u shtuan edhe më shumë problemet në familjen e tyre. Kam pas bashkëjetuar me një person, me të cilin solla në jetë një djalë ,para 15 vitesh. Djalin e kam lënë në shtëpinë e fëmijës, e braktisa pasi e kisha të pamundur për ta rritur. E kam shumë të vështirë të flas për lidhjen time të parë. Njerëzit e mi më braktisën bashkë me babain e fëmijës. Ai ishte kosovar, ishte në kohën e luftës, kur kosovarët erdhën në Shqipëri për strehim dhe aty u njoha me atë person.

Ngela shtatzënë dhe erdhi në jetë djali, Eno, por bashkëjetuesi më braktisi dhe u largua. Unë kam ecur 8 orë në këmbë për të shkuar në Kosovë pasi ai më thoshte se do të bëhesha gruaja e tij, më pas ai më ka shfrytëzuar. U riktheva në Shqipëri dhe e gjithë familja më braktisi, përveç dajës. Në moshën 20 vjeçare u njoha me Vasil Panajotin. Atë e takova në një autobus rastësisht, ku në atë kohë ai ka qenë i divorcuar. Vendosa të martohesha me të edhe pse ishte 30 vite me i madh pasi ai më ka mbështetur gjithmonë.

Ishte ditë e enjte , ai e kishte pushim dhe më tha që do i bëj një video vajzës, Xhuljas, ku i këndonte. Nuk e dinte që pas disa orësh ai nuk do të fliste më, por ia ndjeu zemra. Ditën e premte u sëmur, në fillim mendova se po bënte shaka por në të vërtetë i kishte rënë trompoza që i ka paralizuar pjesën e djathtë të trupit. Nuk kam një karrocë, kam shkuar kudo, por askush nuk më ka hapur derën, u shpreh Bujarja