22.5 C
Tirana

Historia frymëzuese e nxënëse shqiptare pas tërmetit: E kam zemrën plot.

VENDI

Pas tërmetit shkatërrues që goditi qytetin e saj të lindjes në Shqipëri më 26 nëntor Elisa, nxënësja e programit të shkëmbimit YESe kuptoi se duhet të jepte ndihmën e saj.

Me mbështetjen e nxënësve të tjerë të shkëmbimit në Kaliforni, të cilët vinin nga Rumania Gjeorgjia Pakistani Serbia dhe Armenia, ajo arriti të mbledhë 574 dollarë duke dhuruar bakllava në shkëmbim të një dhurimi ndihme.

Së bashku me ndihmën Elisa i kërkoi dhuruesve edhe të jepnin një mesazh mbështetjeje, i cili do përkthehej dhe do tu përcillej të prekurve. Brenda një jave, bota u mblodh për të ndihmuar dhe kjo e mbushi Elisën me shpresë.

E kam zemrën plot pasi pashë sa të mirë mund të jenë njerëzit dhe e di që bëmë diçka që do bëjë, sikur edhe të paktën një person në vendlindje, të këtë shpresë se gjërat do bëhen më mirë dhe të besojë se pas errësirës vjen drita.

I jam mirënjohëse koordinatores dhe grupit tim. Faleminderit të gjithëve që dhuruan. Ju dua shumë dhe jam kaq e lumtur që ju kam në jetën time, është shprehur Elisa ndërsa historia e saj është shpërndarë në rrjetet sociale nga ambasada amerikane në Tiranë.

- Advertisement -

TE FUNDIT