15.5 C
Tirana

Historia e veçantë, si i propozoi në mes të shfaqjes akrori i ndjerë i humorit bashkëshortes.

VENDI

Vitore Sallaku është edhe bashkëshortja e një prej aktorëve më të dashur të humorit Skënder Sallaku i cili është larguar nga jeta 6 vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Vitore që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesëtare e trupës së cirkut duke dhënë një kontribut maksimal si brenda edhe jashtë vendit.

Pas shkëputjes nga skena ajo u bë ndër pedagoget e para të studios së Cirkut. Vitorja ka botuar një numër librash poezi monografi pas ndarjes nga jeta të Skenderit si edhe historinë e Cirkut Shqiptar. Në vitin 1962 çifti Vitore e Skënder Sallaku janë martuar dhe kanë dy fëmijë.

Mund të them që ka qenë një suprizë sepse Skënderi në skenë më ka bërë një suprizë. Unë po dilja për të bërë ushtrimet plastike që kisha në skenë dhe më thotë do martohesh me mua Vitore. Supriza është moment që nuk e di si kalon unë si natyrë nuk flas shumë me thënë të drejtën dhe Skënderi ishte natyrë shumë gazmore dhe të ngatërronte me gojën e tij ngatërroheshe ti.

Unë isha lart në tavolinë dhe poshtë ishte dikush tjetër që e shtynte tavolinën deri në qendër pastaj fillova ushtrimet. Skënderi rrinte poshtë tavolinës. ur mbarova unë ai thotë këtu jam edhe unë para publikut unë mendova se po bënte humor se ishim në skenë dhe i thashë po. Pastaj dalëngadalë më vinte mbrapa skishte punë tjetër.

- Advertisement -

TE FUNDIT