Historia e pemës së Krishtlindjeve

Në fund të vitit, cdo familje në datën 6 Dhjetor vendos pemën e Krishtlindjeve, me drita shumëngjyrëshe dhe zbukurime nga më të ndryshmet. Pema është bërë një simbol i këtyre festave dhe tregon nisjen e periudhës më të bukur të vitit.

PUBLICITET

Si lindi historia e pemës së Krishtlindjeve?

Fillimisht, pema e pishës nuk kishte asnjë simbolikë.

Në lashtësi, shtëpitë mbusheshin me bimë dhe gjethe të gjelbra si simbol i jetës në ftohtësinë e dimrit dhe sepse sillte fat. Më pas, në vitet ‘700 gjermanët filluan të vendosnin një dru pishe duke e zbukuruar për Krishtlindje.

Një traditë e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Marthin Luther dha idenë e zbukurimit të pemëve me drita, teksa po kërkonte dru në pyll. Ai u mahnit nga shkëlqimi i yjeve në pyll dhe bëri të njëjtën gjë me pemën e tij duke e zbukuruar me qirinj.

PUBLICITET