7.5 C
Tirana

Historia e pazakontë, shqiptarja: Më pushuan nga puna se hëngra një mollë

VENDI

Arsyet që shefat u japin punonjësve kur i pushojnë nga puna, janë nga më të ndryshmet. Ato mund të jenë tepër serioze, por edhe qesharake, si ajo që i kanë dhënë shqiptares Malda Susuri.

Ajo është një personazh mjaft i njohur në fushën e artit në Shqipëri e Kosovë, e veçanërisht në atë të muzikës. Edhe pse ka vendosur të largohet nga skena, Malda vijon të tërheqë vëmendje.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në TCH, ku ka prezantuar projektin e saj të ri, e konkretisht ekspozitën “Molla”. Ky projekt synon promovimin e të drejtave të grave në Kosovë.

Malda tregoi se si në fakt një ngjarje në pamje të parë qesharake që i kishte ndodhur në ambientet e punës, do kthehej në arsyen që e shtyu të ideonte projektin në fjalë.

Konsumi i një molle gjatë orarit të punës, ishte justifikimi që shefi i saj kishte përdorur për ta pushuar nga puna, ndaj Malda vendosi që figurën e mollës ta bënte patjetër pjesë të projekteve të saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT