22.5 C
Tirana

Hapen dyanet, shkollat, parukeritë dhe qendrat estetike, maska s’është me detyrim për t’u mbajtur në hapësirat publike

VENDI

Zvicra dhe Norvegjia po i rikthehen jetës normale. Zvicra po ndjek hapat e fqinjëve të saj Gjermaninë dhe Austrinë, pasi po hap dyqanet, qendrat tregtare dhe kopshtet. Po kështu janë lejuar që të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe klinikat mjekësore private, dentistët, parukeritë, qendra e masazheve, sallonet e bukurisë. Gjithashtu edhe spitalet po kryejnë tërë gamën e tyre të procedurave, përfshirë operacionet jo-urgjente. Nëse situata paraqitet e qetë në vijim autoritetet do të hapin edhe shkollat më 11 maj. Ndërsa, muzetë, universitetet, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat janë planifikuar të rihapen në 8 qershor.

Autoritetet zviceriane thonë se do të shpërndahen një milion maska, por nuk është e detyrueshme që t’i vendosësh ato në publik, Ushtarët zviceranë do të vendosen në rrugët e qyteteve për të shpërndarë maska.

E njëjta situatë është edhe në Norvergji. Përveç hapjes së një sërë biznesh, nxënësit e moshës nga gjashtë deri në dhjetë vjeç janë ulur në tavolinat e shkollës, pas disa javësh mësimi online.

Burimi: Daily mail

- Advertisement -

TE FUNDIT