9.5 C
Tirana

Gruas i bie të fikët teksa pret në radhë për…

VENDI

Një gruaje i ka rënë të fikët teksa priste në radhe për kartën e identitetit në zyrat e Ballshit. Në videon e dërguar nga një qytetarë në redaksinë e joq shihet se si gruaja mbështetet në mur dhe gati rrëzohet.

Në sfond dëgjohen zërat e qytetarëve të cilët kërkojnë ujë për të qetësuar gruan që po i binte të fikët. Personi që ka dërguar video shkruan se qytetarët po shtypen pasi ën Ballsh punohet me një sportel.

Ndër të tjera shpjegohet edhe raha e gjatë që krijohet dhe për shkak të hapësirës së vogël krijohen këto problematika. Pershendetje joq. Ja cfar ndodh ne qytetin e ballshit per te aplikuar per kartat e identitetit.

Njerzit po shtypen me njeri tjetrin sepse nuk ekziston radha. Ja dhe Njerzve po ju bie te fiket. Video esht bere sot ne megjes ne zyrat ku behet aplikimi per kartat e identitetit. Eshte 1 zyre e vetme dhe e gjith mallakastra aty aplikon ne nje zyre te vetme, shkruhet në mesazh.

- Advertisement -

TE FUNDIT