7.5 C
Tirana

Gruaja shtatzënë i kërkon ndihmë, Rama s’e ndal arrogancën dhe e fyen: Shtyje Nerjana!

VENDI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar se Edi Rama sillet në mënyrë arrogante me atë qytetarë që i kërkojnë ndihmë.

Berisha ka publikur komentin e një gruaje shtatzënë, e cila i ka kërkuar ndihmë kryeministrit, Edi Rama.

Gruaja i ka shkruar:

Zoti Rama jam një zonjë. Jam nga Gramshi jam në muajin e 8 të shtatzanisë. Kam nevojë për ndihmën tuaj.

Por Rama i ka dhënë një përgjigje, për të cilën mund të thuhet se është fyese. Rama i ka shkruar:

Shtyje Nerjana.
Ndërsa Berisha për këtë gjë është shprehur kësht:

Lexoni përgjigjen që Edvini i jep një nëne shtatëzanë në muajin e 8-të! A mundet pashpirtësia të ketë fytyrë tjetër?!
E mesa duket kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer arrogancën e tij, as me një grua që pret një fëmijë dhe që nuk ka bërë asgjë më shumë se sa i ka kërkuar ndihmë.

- Advertisement -

TE FUNDIT