1600 kilogramë produkte shtazore janë asgjesuar mesditën e kësaj të hëne nga autoriteti kombetar i ushqimit, në qarkun e Korcës.
Produktet ishin sekuestruar si rrjedhojë e aksioneve të marra nga inspektoret në subjekte të ndryshme tregtare të kësaj zone.
Produktet e asgjesuara nuk plotësonin standardet e duhura të tregtimit, ndersa një pjesë e tyre ishin jashtë datës së skadencës.
AKU nderkohe ka bërë te ditur se do të vijojë aksionin në këtë qark me qëllim ndalimin e të gjitha produkteve që nuk plotësojnë standardet.