8.5 C
Tirana

Greqia kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë: Por kemi disa kushte…

VENDI

Greqia vijon të mbetet një nga shtetet kryesore mbështetëse të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Gjatë një konference të Këshillit të Atlantikut në Uashingon, kryeministri Kiriakos Mitsotakis bëri të qartë se po bëhet progres për te bindur Francen dhe Holanden me qellim qe ne samitin e Zagrebit te ndizet drita jeshile.

KIRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISË

Pas kundershtimit të Frances për negociatat une mendoj se po behet progres në lidhje me Parisin zyrtar. Ne samitin e Zagrebit, holandezët dhe danezët do ta rishikojnë qendrimin e tyre për nisjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Eshte ne interesin tone integrimi i vendeve te ballkanit perendimor ne Bashkimin Europian, ne duhet te hapim negociatat, nuk duhet tu mbyllim deren ne fytyre. Ne mbeshtetem hapjen e bisedimeve per ti dhene nje date Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

Por Athina zyrtare i kujton Tirane edhe kushtet e saj për celjen e negociatave.

KIRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISË

Shqiperise i kemi bere te qarte se per ta kemi parakushte. Ne Shqiperi ne kemi nje minoritet kombetar grek dhe te drejtat e tyre duhet te respektohen, sic jane e drejta e prones, e drejta per te marre pjese ne jeten shoqerore dhe ekonomike te vendit. I kam bere te qarte kryeministrit Rama se ne do tju mbeshtesim por nuk do te pranojme qe te drejtat e pakices greke ne Shqiperi te shkelen.

Micitaqis nenviozoi se Greqia ishte vendi i pare qe i dha mbeshtetjen Shqiperise pas termetit te 26 nentorit.

- Advertisement -

TE FUNDIT