Greqia hap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik

Greqia më në fund do të çelë kufirin me Shqipërinë në datë 1 korrik. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas i cili në një dalje të fundit konfirmon vendimin e marrë prej qeverise greke për çeljen e kufirit tokësor me Shqipërinë.

PUBLICITET

Pak ditë më parë një anëtar i kabinetit qeveritar grek përjashtoi mundësinë e hapjes së kufirit si pasojë e rritjes se numrit të të infektuarve me

Covid 19 në Shqipëri por deklarata e sotme vjen pas reflektimit nga ana e ekzekutivit grek.

PUBLICITET