6.5 C
Tirana

Gratë në Zvicër protestojnë për më shumë të drejta

VENDI

Gratë në Zvicër protestuan të premten kundër, siç u tha, rrugës së ngadalshme të vendit drejt pranimit të barazisë.
Protesta u zhvillua pasi një veprim i ngjashëm, më 1991, mblodhi gjysmë milioni gra në rrugë.
Gratë zvicerane kanë bërë për kohë të gjatë fushatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore.
Ata u janë bashkuar miliona grave të tjera në Evropë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 1918, duke kërkuar të drejtën për të votuar, por atë e kanë fituar në vitin 1971.
Në kohën e protestës së vitit 1991 nuk ka pasur asnjë grua në Qeverinë zvicerane dhe pushimi i lindjes nuk është paraparë me ligj.
Por, prej asaj kohe, disa gjëra kanë ndryshuar: tetë gra kanë pasur poste ministrore dhe pushimi i lindjes është përfshirë në ligj.
Megjithatë, gratë në Zvicër ende fitojnë mesatarisht 20% më pak se burrat dhe ato janë të nënpërfaqësuara në pozicione udhëheqëse./R/E.L

- Advertisement -

TE FUNDIT