11.5 C
Tirana

Grabitet banka në orët e para të mengjesit, autorët rrëmbejnë kasafortën me një shumë të madhe parash

VENDI

Grabitet në orët e para të mëngjesit një pikë banke e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta.
Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojën, ndërsa kanë marrë kasafortën e bankës dhe paratë që ndodheshin në filial.
Pika e bankës që u grabit në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet se ndodhej brenda një biznesi. Këto janë filiale të vogla që qëndrojnë brenda bizneseve për të mbledhur lekët.
Mësohet se pas rënies së alarmit, policia ka mbërritur, por autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë.
Ngjarja e sotme rikthen edhe njëherë grabitjet në autostradë.
E ndërsa më parë janë grabitur blindat me para ta bankave në autostradë, sot është grabitur pika e bankës në një rrugë dytësore. /shqiptarja.com/

- Advertisement -

TE FUNDIT