22.5 C
Tirana

Grabiten refugjetët sirian, shoqërohen 8 persona

VENDI

Grabiten në qytetin e Korçës një grup sirianësh. Burime të siguruara thanë se shtetasve të ardhur nga vendet e lindjes së Mesme i janë vjedhur telefonat celularë dhe të gjitha vlerat monetare që kishin me vete.

Të njëjtat burime bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ngjarje për të cilën policia ka shoqëruar në komisariat katër persona.

Kjo është ngjarja e parë në juglindje lidhur me shtetsit e huaj që kalojnë pothuajse çdo ditë në këmbë nga Greqia në drejtim të vendit tonë. Madje raste të tilla nuk ka pasur as në zonat e njohura si shtigje të kalimit illegal të kufirit nga këta shtetas.

Edhe në këto ditë të ftohta kur temperatuar shkojnë disa gradë nën zero, fluksi i kalimit të shtetasve të huaj nëpërmjet vijës së gjelbër ka shënuar rënie por zyrtarisht bëhet me dije se çdo ditë e kalojnë këtë vijë kufitare me vendin fqinj më shumë se 10-15 persona. Tani shtegu më i preferuar i emigrantëve janë fshatrat Sinicë, Arzë dhe Dardhë.

- Advertisement -

TE FUNDIT