8.5 C
Tirana

Gjykata e Tiranës lë në burg “Escobarin” turk, Faruk Baybašin

VENDI

Gjykata e tiranës ka lënë në burg pa afat turkun Faruk Baybašin, i arrestuar në datë 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Masa e parë se sigurisë prej 40 ditëve që ishte vendosur në dhjetor me qëllim ekstradimin drejt Francës përfundonte sot dhe avokati kërkoi shuarjen.

Prokuroria për shkak se turku po hetohet në Shqipëri kërkoi zgjatjen e qëndrimit të tij në burg pa afat, që është pranuar nga gjykata. Gjithashtu prokuroria kërkon ekstradimin e turkut, pasi ai është dënuar në Francë me 30 vite burg. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë.

Ai është dënuar si pjesë e trafikantëve të familjes Baybesin, konsideruar si “Eskobarët e Evropës”.

- Advertisement -

TE FUNDIT