16.5 C
Tirana

Gjoka: Një tjetër trepikësh oksigjen për ne, Doshi po na motivon me premio

VENDI

Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Lushnjes me rezultatin e thellë 4-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
Në lidhje me këtë takim, ka folur trajneri i shkodranëve,
Ernest Gjoka i cili për “Supersport” shprehet se është i kënaqur nga loja e skuadrës dhe nga rezultati, duke pranuar se asgjë nuk ka përfunduar.
Gjoka u ndal edhe çështja me Flamurtarin, pasi ka fituar gjyqin dhe thotë se Flamurtarin e ka mundur dy herë.
“Problemi është që ne kemi tensionin e rezultatit të kundërshtarëve por këtë javë ishte mirë pasi shënuam shpejtë dhe shënuan të dy sulmuesit por kemi ende shumë punë.
Çdo pikë në këtë kampionat është oksigjen. Jemi 3 pikë por ne nuk do shkojmë të qetë. Do nisim ta përgatitim ndeshjen pasi është fushë e vështirë.
Doshi? Mendoj se për momentin, Tom Doshi është shumë afër dhe po na motivon me premio në momente të vështira.
Ekipet pa president janë delikate dhe shumë të brishta por sot ai është shumë afër dhe po na mbështet në gjithçka. Nuk jam unë ai që projektoj të ardhmen e Vllaznisë por Doshi po jep një ndihmë të madhe.
Flamurtari? Unë kam fituar dy herë në gjyq ndaj Flamurtarit. Është fituar njëherë gjyqi dhe më pas u hap sërish për të fituar Flamurtari por sërish fitova unë.
Çështja u nis për në CAS por mesa duket, u bënë pishman vlonjatët. Ata po ngacmojnë një person që ka çuar trofeun e fundit në Vlorë dhe po merren me një njeri i cili ka fituar gjyqin.
Unë nuk do të merrem më me këtë punë pasi do ia lë avokatit në dorë”, u shpreh Ernest Gjoka. /Vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT