8.5 C
Tirana

Gjobitja e mjekëve shqiptarë në Itali/ Spiropali: Nuk e zhvlerëson aktin e tyre

VENDI

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropal është pyetur mbi lajmin që qarkulloi se stafi mjekësor shqiptar në Itali ishin gjobitur nga policia pasi festuan në hotel.
Sipas Spiropalit, ky gjest nuk e zhvlerëson aktin e tyre.

“Nuk e zhvlerëson aktin e tyre. Përfytyroje të jesh në mes të atij horrori. Ata kanë bërë një betejë të vërtetë, kanë shkuar pastaj kanë pirë një gotë”, tha Spiropali në përgjigje të pyetjes së Arjan Canit.
“A do rimbursohen për këtë gjobë 500 euro apo jo?”
“E kanë hallall atë, nëse e kanë marrë. Të shohim, çdo shqiptar do e rimbursonte”, tha Spiropali.

- Advertisement -

TE FUNDIT