‘Gjithë kohës tund býçën’, vogëlushja vë në síklet Ronela Hajatin në mes të emisionit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në programin “Në Kurthin e Piter Panit”. Gjatë intervistës, ajo u vu në siklet nga vogëlushja Emel.

PUBLICITET

 

“Unë kam parë që gjatë gjithë kohës që kërcen, e tund býçën gjithë kohës dhe unë të kopjoj ty por mami bërtet. Pse më bërtet ajo mami mua?”, i tha vogëlushja këngëtares.

 

Ronela e këshilloi që të mos marrë shembull nga ajo, së paku deri sa të rritet.

 

“Me rëndësi është mos merrni shembull nga unë, edhe nja 10 vjet. Pastaj e e dini vetë çfarë bëni. Unë kur dal në klip transformohem, edhe janë ca këngë që e meritojnë atë tundjen, ka ca të tjera që e meritojnë të rrish si zonjë, kështu që i përshtetmi… nuk e di pse shikoni atë që nuk duht të shikoni ju”, u shpreh Ronela.

PUBLICITET