12.5 C
Tirana

GJIMNAZI “SHERIF HOXHA” PJESË E PROJEKTEVE DHE WORKSHOP-eve PËR NDARJEN E MBETJEVE DHE MBROJTJEN E MJEDISIT

VENDI

Gjimnazi “Sherif Hoxha” ne Koplik është bere pjese e një projekti mjaft te nevojshëm dhe te dobishëm sa i përket mbrojtjes së mjedisit.

Në ketë projekt nxënësit e kësaj shkolle janë ndërgjegjësuar sa i përket rëndësisë qe ka pikërisht mbrojtja e mjedisit si dhe te diferencimit te mbetjeve dhe ndarjes se tyre ne kategoritë përkatëse si plastike, qelq, metal dhe letër.

Drejtoresha e kësaj shkolle Lindita Laçaj e konsideron ketë projekt te mbështetur nga VIS Albania dhe Bashkia e Malësisë së Madhe si mjaft të nevojshëm dhe efektiv jo vetëm për nxehësit e kësaj shkolle por edhe jashtë saj.

Laçaj shprehet me tej se mjedisi është shume i rëndësishëm për të gjithë dhe si i tille në duhet te kujdesemi për te. Laçaj ka besimin se ky projekt nga VIS Albania ka arritur qëllimin e saj ne ndërgjegjësim ku me herët ne ketë shkolle janë realizuar workshop-e me ketë tematike.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT