16.5 C
Tirana

Gjesti human i Policisë, ndihmojnë me ushqime familjen me fëmijë të sëmurë

VENDI

Punonjësit e Komisariatit të Korçës ka bërë një gjest vërtet human, pasi me kontributin e tyre kanë dhuruar disa pako me ushqime për një familje në nevojë.

Familja përbëhet nga dy të moshuar dhe një fëmijë i sëmurë, dhe gjendej në kushte mjaft të vështira ekonomike, por punonjësit e policisë kanë menduar për të ndihmuar këtë familje që banon në një fshat të largët të Korçës.

Pakot e ushqimeve të dhuruara kishin vlerën e 100 mijë lekëve, që do t’i shërbejnë familjes për të kaluar këto kohë të vështira, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Punonjësit e policisë u kanë premtuar ndihmë të moshuarve për çdo nevojë që të kenë, ndërsa familja i ka falenderuar shumë.

Të tilla gjeste i duhen shoqërisë shqiptare, pasi ka shumë familje në nevojë që mezi ushqehen 1 herë në ditë, sidomos në këto kohë kur është ndërprerë pothuajse gjithçka.

- Advertisement -

TE FUNDIT