15.5 C
Tirana

Gjesti human i kujdestareve të Shtëpisë së Foshnjës.

VENDI

6 kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës kanë bërë një gjest human dhe emocionues për fëmijët e vegjël në kohën kur shtetrrethimi është vendosur në të gjithë Shqipërinë për shkak të frenimit të përhapjes së koronavirusit.

Këto kujdestare përmes videove emocionuese kanë treguar se janë darë në dy grupe në dy shtëpiza të ndryshme dhe kujdesen 24 orë për fëmijët. Pra ata janë vetëizoluar së bashku me fëmijët e qendrës aty prej ditësh dhe nuk shkojnë pranë familjes së tyre.

Kujdestaret tregojnë se ky vendim është marrë në mirëkuptim të familjarëve të tyre dhe se fokus parësor ata kanë kujdesin maksimal të fëmijëve të vegjël që ndodhen në qendër.

- Advertisement -

TE FUNDIT