10.5 C
Tirana

Gjendjet një person i pajetë, dyshohet se vdiq nga rrufeja.

VENDI

Një 46 vjeçar është gjetur pa shenja në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Lagunën e Karavastas. Burime zyrtare konfirmojnë se është gjetur pa shenja jete 46 vjeçari me incialet ASh 46 vjeç, banues në Divjakë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46 vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga rrufeja.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njoftojnë uniformat blu. Njoftimi zyrtar i policisë. Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi ASh 46 vjeç, banues në Divjakë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46 vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike rrufe. Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT