22.5 C
Tirana

Genc Ruli: Shqipërisë do t’i duhen 1 miliardë euro deri në fund të vitit

VENDI

Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri Genc Ruli tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se Shqipërisë deri në fund të vitit 2020, do t’i duhen të paktën 1 miliardë euro.

“Unë do thoja që sot nuk kemi një plan të qartë sa na duhen deri në fund të 2020. Në një skenar të përmbajtur Shqipërisë deri në fund të vitit 2020, për 8 muajt që kanë mbetur do t’i duheshin 1 miliardë euro. Në një gjendje lufte asnjë shtet nuk mbështetet tek të hyrat nga tatimet dhe taksat. Bota sot është në një lloj lufte. Shumë kombe kanë angazhuar 20 përqind, 15 përqind, 8 përqind të GDP”, tha Ruli.

Ndërsa foli më herët për paketat ekonomike të Shqipërisë, Ruli tha se vendi duhet të mbajë sistemin likuid.

“Ne duhet të mbajmë sistemin likuid. Po na dëmtua kapitali fizik dhe njerëzit që kemi sot, ne nuk kemi dhjamë ta ringjallim pas një viti. Kostoja pas një viti do të jetë dyfishi i asaj që është sot. Java është njësi e gjatë për të thënë, duhet vepruar brenda javës. Për mua ka filluar që dita të jetë vonë dhe nesër ora do jetë vonë. Sepse që të marrësh borxhe janë procedura që zgjasin me muaj,

do t’i drejtohesh një herë borxhit të brendshëm. Ajo që përdoret si një shprehje, që më shumë vjen nga vulgariteti dhe moshnjohja: hidh kesh në eknomi. Hidh kesh në ekonomi, është që bankat të pompojnë likuditet duke blerë borxhet e qeverisë dhe të menduara mirë borxhet e privatit, të mbajnë sistemin bankar likuid”, tha Ruli./Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT