13.5 C
Tirana

Gazetari i kthehet Ramës: Njerëzit nuk kanë nevojë për recata jogash.

VENDI

Tashmë prej më shumë se 24 orësh Shqipëria është izoluar ndërkohë që janë marrë masa drastike për parandalimin e përhapjes së koronvirusit duke mos u lejuar lëvizja e qytetarëve.

Ndërkohë që gjatë daljes së tij për mediat kryeministri Rama nga shtëpia në Surrel ku dhe është vetëkarantinuar i këshilloi qytetarët që të bëjnë joga të ushqehen dy herë në ditë dhe të agjërojnë 16 orë.

Mirpo gazetari Denis Dyrnjaja ngreh shqetësimin se qytetarët duan më shumë siguri për nesër për ushqimin e përditshëm dhe për mundësitë e jetësës.

Një nga oborrtarët duhet ta njoftojë kryeministrin që çmimet në tregje po thyejnë rekorde bursash. Njerëzit skanë nevojë për receta joge dhe minirole amatore se kjo që po ndodh nuk është film me rolin e dajës por film që mund të na groposë të gjithëve si njerëz e si shtet edhe pa u sëmurë fare.

Përtej koronavirusit që na është shndërruar në makth një tjetër vrimë e zezë mund të na përpijë me një situatë të kolapsuar. Njerëzit duan siguri për nesër për ushqimin e përditshëm dhe për mundësitë e jetesës.

Me çfarë do ushqehen kur sdo kenë mundësi të përballojnë dot asnjë vakt. Ka një jetë përtej makthit të Covid 19. Pas 3 ditësh dhe kanë filluar të ndjehen mungesat. Po pas dy javësh? Po pas një muaji?

Të paktën për tu marrë me sportivitet nuk është me të qeshur jo e jo. Nëse janë gjërat kaq në terezi të na thuhet që mos e vrisni mendjen merruni vetëm me Joga se pjesën tjetër e kemi zgjidhur sipas këtij plani 1 2 3.

Për sa kohë mungon një strategji sociale edhe mesazhet e kryeministrit ngjajnë komplet bajate shkruan Dyrnjaja.

- Advertisement -

TE FUNDIT