16.5 C
Tirana

Gardh metalik e kamera me rezolucion të lartë, ja masat e policisë për protestën

VENDI

Nisur nga tensionimet e situatës politike ne vend por edhe deklaratat e përfaqësuesve te opozitës, policia i druhet skenarëve te dhunës edhe gjate tubimit te sotëm te lajmëruar ne orën 19:00.

Për këtë arsye mbi 1500 efektive do te jene ne terren ndërsa ne disa pika policia ka shtuar kamerat e sigurisë me rezolucion te larte për te bere identifikimin e protestuesve te dhunshëm.

Krahas gardhit metalik rreth parlamentit është vendosur pothuajse përgjatë gjithë perimetrit edhe një tel me gjemba.

Burime nga policia bëjnë me dije se prej se premtes mbrëma janë mbajtur nen vëzhgim persona me precedentë penalë ndërkohë që në akset kombëtare do te ushtrohen kontrolle te vazhdueshme te qytetareve që lëvizin drejt kryeqytetit.

Krahas Kryeministrisë dhe Parlamentit, policia ka marre masa është për ruajtjen e Ministrisë se Brendshme dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne rast se do te ketë një devijim te turmës drejt këtyre institucioneve, gjate tubimit.

Për protestën e 8 kombëtarë, opozita ka informuar policinë e Tiranës se tubimi do te zgjasë deri ne mesnate.

- Advertisement -

TE FUNDIT