16.5 C
Tirana

Gafa në festival, reagon vajza e kompozitorit të shquar.

VENDI

Në natën e parë të Festivalit të Këngës Alketa Vejsiu performoi së bashku me baritonin e shquar Gëzim Myshketa këngën Rrjedh në këngë e ligjërime. Fill pas performancës vajza e kompozitorit Nder i Kombit Feim Ibrahimi reagoi.

Pianistja Etrita Ibrahimi reagoi mbi përdorimin e këngës pa leje, si edhe për mospërmendjen e emrit të kompozitorit të ndjerë. Zonja Alketa Vejsiu. Së pari kënga Rrjedh në këngë e ligjërime ka dy autorë Feim Ibrahimi dhe Gjokë Beci. Së dyti kujt i mori leje RTSH për përdorimin e saj?

Së treti kujt ia paguan RTSH të drejtën e autorit duke qenë se atij që duhet tia paguajë nuk ia paguan për asnjë autor dhe për asnjë minutë muzike të përdorur?

Pres përgjigje. Faleminderit. Faleminderit Gëzim Myshketa për përzgjedhjen e këngës për performancën tënde në festival. E vlerësoj shumë mendimin tënd pozitiv dhe sidomos vlerësoj faktin që kërkove lejen dhe partiturën për ta kënduar saktë atë.

Natyrisht nuk dija ku do ta këndoje pasi nuk e kam zakon të përzihem në gjëra që nuk më takojnë. Ato janë zgjedhje personale të secilit të cilat nuk i diktoj unë. Organizatorët e eventeve duhet thjesht të zbatojnë ligjin dhe të jenë të saktë në gjithçka, shkruan Etrita Ibrahimi.

Gjatë natës së dytë të Festivalit Alketa Vejsiu e konsideroi gafë nga ana e saj mospërmendjen e emrit. Ajo kërkoi publikisht ndjesë.

I përket familjes dhe nderit të familjes suaj por që i përket patjetër edhe gjithë shqiptarëve, shtoi moderatorja duke përmendur një listë muzikantësh që kanë lënë gjurmë në historinë e Festivalin e Këngës.

- Advertisement -

TE FUNDIT