13.5 C
Tirana

Gafa me himnin shqiptar të ngatërruar, UEFA nuk e kursen Francën

VENDI

Vetëm ndjesa publike nga autoritetet franceze sportive e jo vetëm, nuk do të mjaftojë për Francën. UEFA ka vendosur që të hapë procedim disiplinor ndaj

Federatës Franceze të Futbollit për çorganizimin para ndeshjes me Shqipërinë, ku u ngatërrua himni në fillimin e takimit e si rrjedhojë, u vonua fillimi i sfidës së eliminatoreve të Euro 2020.

Situata absurde në Paris u zgjidh pas 10 minutash pritje, derisa u gjend himni i duhur dhe u dëgjua në foninë e stadiumit. Por kjo nuk mjafton për UEFA-n.

Ndërkombëtarët kanë nisur hetimin për këtë rast, duke vendosur Francën në bankën e të akuzuarve pasi nuk ka marrë masat e duhura për organizimin e duelit.

Normalisht, për ngjarje të tilla kur nuk janë përsëritëse apo vonesa ndeshjesh që janë rutinë, palët mjaftohen me një paralajmërim. Por meqë ngjarja u bë shumë publike, duke bërë xhiron e botës, pritet që Franca të ndëshkohet me gjobë.

Kjo, pasi momenti u riprodhua dhe u shpërnda ne shpejtësi nga mediat në të gjithë botën, duke krijuar dëm imazhi edhe për kompeticionin. Vendimi pritet të merret në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës të UEFA-s më datë 13 tetor. /vipsport

- Advertisement -

TE FUNDIT