14.5 C
Tirana

Gabimet që të gjithë i bëjmë gjatë një diete

VENDI

Sigurisht keni dëgjuar për keto-dietën, e cila ka për bazë heqjen e karbohidrateve nga përdorimi. Kjo dietë, nuk është dhe aq e thjeshtë për t’u ndjekur. Më poshtë janë disa nga gabimet e shpeshta që i bëjmë gjatë mbajtjes së kësaj diete:

Nuk konsumoni shumë ujë – keto dieta ka për bazë heqjen e karbohidrateve nga përdorimi dhe konsumimin e ushqimeve me yndyra. Mirëpo nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ujë, atëherë për organizmin është shumë e vështirë konvertimi i yndyrave në energji. Sipas ekspertëve, ju duhet të pini 2 deri në 3 litra ujë gjatë ditës.

Konsumoni shumë produkte të qumështit – produktet e qumështit, të cilat dihet se nuk përmbajnë karbohidrate janë shumë të mira për mbajtjen e kësaj diete. Mirëpo konsumimi i tepërt i tyre mund të rezultojë në dështim të humbjes së peshës.

Nuk konsumoni mjaftueshëm yndyrë – një dietë tipike, do të ishte nëse konsumoni çdo ditë ushqime me yndyrë të mirë. Disa nga këto ushqime, të cilat përmbajnë yndyra të shëndetshme janë: peshku, vaji i ullirit apo vajrat e tjera bimorë.

Nuk bëni gjumë të rregullt – edhe gjumi ka një ndikim në humbjen e peshës. Nëse nuk bëni gjumë të rregullt, atëherë me shumë mundësi dieta nuk do të funksionoj siç duhet.

- Advertisement -

TE FUNDIT