13.5 C
Tirana

Futbollisti shqiptar martohet së shpejti, zbulohen detajet e dasmës.

VENDI

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu njoftoi se këtë vit do të organizohej një nga dasmat më të bukura “VIP”, duke e lënë enigmë emrin e personit për të cilin bëhej fjalë. Së fundmi revista “Class” ka zbuluar se dasma e vitit do të jetë ajo e futbollistit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren, Fiorenza.

Edhe Fiorenza nuk është pak e njohur nga publiku, sepse në vitin 2013-të ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” mes gjithë vajzave konkurrente. Futbollisti dhe ish-missi prej 3 vitesh janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar, i cili do të jetë i pranishëm në dasmën e tyre.

Madje është zbuluar se vogëlushi do të çojë unazat e dy prindërve në altar gjatë ceremonisë së martesës. Në dasmën e Elseidit do të ketë 500 të ftuar, jo vetëm shqiptarë, por edhe miq të tij italianë që e kanë mbështetur në karrierën në vendin fqinj.

Dasma do të organizohet nga “Class AV Events” dhe për këtë gjë ka shkruar edhe një revistë napolitane, “Napoli Magazine”. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën e dasmës dhe të zbulojmë më shumë detaje nga ceremonia e martesës së Elseidit dhe Fiorenzës.

- Advertisement -

TE FUNDIT