14.5 C
Tirana

Futbollisti refuzon të godasë topin me kokë për arsyen e çuditshme.

VENDI

Hatem Ben Arfa është një nga futbollistët me cilësitë teknike më të mira në botë. Talenti i tij është i padisutueshëm por karakteri ka qenë ai që e ka penguar të bëjë hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi francez ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Newcastle dhe PSG, por nuk ka mundur dot të tregojë veten.

Së fundmi ai ka gjetur ekipin e ri teksa ka firmosur për Valladolid në La Liga skuadër që ka si pronar Ronaldo Fenomenin.

Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i tij në stadium duke bërë disa lëvizje me topin.

Por francezi duket se e ka shumë të rëndësishme pamjen e jashtme aq sa ka refuzuar të bëjë disa goditje të topit me kokë.

Arsyeja e vetme ka qenë fakti se Hatem Ben Arfa nuk dëshironte që ti prisheshin flokët.

- Advertisement -

TE FUNDIT