10.5 C
Tirana

FSHF ndryshon kalendarin e javës së 11-të të Superiores

VENDI

Java e 11-të e Kategorisë Superiore, ishte parashikuar që të niste të premten dhe të mbyllej ditën e diel, por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë kalendarin e javës dhe të zhvendosë kryesfidës me Teutës dhe Tiranës.

Takimi ishte parashikuar të luhej në orën 18:00 dutën e premte, por sektori i garave e ka spostuar këtë përballje shumë të rëndësishme ditën e shtunë

në orën 17:00.
Sa u takon takimeve të tjera, në Shkodër Vllaznia do të presë ditën e shtunë ekipin e Bylisit, përballje që do të nisë në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 veç ndeshjes Teuta-Tirana, do të luhet dhe Skënderbeu-Laçi.

Të dielën do të luhen dy përballjet e mbetura. Në orën 14:00 Kukësi do të presë Flamurtarin, ndërsa kampionët e Partizanit do të presin në orën 17:00 Luftëtarin, takim që do të jetë dhe epilogu i javës së 11-të.

- Advertisement -

TE FUNDIT