9.5 C
Tirana

Frika për meningjitin, mjeku infeksionist sqaron qytetarët.

VENDI

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo sqaron qytetarët se meningjiti rasti i pare i te cilit u konfirmua se kishte prekur efektivin qe nderroi jete para disa ditesh nuk përbën shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiologjik në vendin tonë.

Mjeku ka bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm. Infeksionet e shkaktuara nga meningitidis apo Meningokoku njihen në vendin tonë.

Ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacterialis i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 deri ne vitin 2019 janë raportuar 133 raste.

Pra në 20 vitet 2001 deri ne 2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendi, ose mezatarisht 6. 6 raste në vit. Sa mijra e mijra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet.

Perse bëhët gjithë kjo zhurmë për diçka që nuk përbën asnjë shqetsim kombëtar klinik dhe epidemiologjik shkruan Tritan Kalo. Shpresojme qe keto fjale te doktorit te qetesojne qytetaret.

- Advertisement -

TE FUNDIT