12.5 C
Tirana

Frederik Ndoci, Ju tregoj artistët që nuk bënë karrierë falë brigadierëve

VENDI

Si aktor në profesion, Frederik Ndoci imitonte aq bukur kolegët nëpër episodet konkrete që tregon më poshtë, saqë edhe kur janë dra, matike, sërish të bënte të qeshësh.

Gjatë bisedës ai flet edhe për artistet që bënë emër, por që karrierën e tyre nuk e bënë falë ‘ndihmës’ që u jepnin brigadierët.

U ndalëm disa herë te përplasjet e artistëve me njëritjetrin. Përtej gjërave që mund të keni dëgjuar nga të tjerët, a keni ndonjë histori konkrete që e keni dëgjuar me veshët tuaj apo e keni parë vetë, duke jua punuar pas krahëve ndonjë koleg?

Po, kam (qesh). Është një histori tjetër gallatë, me Kozma Dushin. Agim Bajko më futi brenda në një dollap dhe te dhoma solli Kozmain. “He mo Komi, ça është ai Frederik Ndoci e ngacmoi Agim Bajko. Dhe ia nisi Komi: E me, ke parë ti? Një malok ai. Vjen e këndon një këngë, çohen njerëzit në këmbë si të budallallepsur dhe ai bën sikur ça është këtu! Ne kemi një jetë që këndojmë këtu e vazhdoi pastaj me ca gjëra të tjera duke më sharë. 

Në këtë moment, unë dal nga dollapi dhe i them: Hë mo Komi, ça bën? Ai u tromaks fare, duke thënë: Uaaaa, edhe këtë ma bëtë e? Po unë e dija që diçka ishte dhe po bënit lojë, ndaj e lëshova gojën (e imiton Kozma Dushin). Nejse, e kaluam me të qeshur. E tregova si histori për gallatë, jo se është ndonjë “spiunim apo keqdashje” e madhe që po denoncoj Komin. Se ato gjërat e mëdha nuk para thuhen kollaj. Në përgjithësi, artistët e kanë atë ndjenjën e poshtërimit ndaj njëri-tjetrit, sidomos kur nuk e justifikojë dot dështimin.

Ju bëra një pyetje në fillim të kësaj interviste, por që devijuam gjatë bisedës. A ka pasur zëra femërorë të bukur, që nuk arritën që të kishin jetëgjatësi në skenë?

Po më kujtohen flesh dy zëra shumë të bukur femërore, p.sh Zana Qatipi nga Elbasani dhe Arta Babaramo.

Arta Babaramo është përmendur disa herë nga kompozitorët apo këngëtarët si zë shumë i bukur. Pse nuk “mb, ijetoi” në festivalet e RTSH-së?

Sepse vinte nga Ansambli i Ush, trisë. Ishte grua e urtë, nuk përflitej për të, nuk ishte e kollajshme. Nuk frekuentohej nga ata që nuk shkonin mirë me gratë (qesh). Edhe gjatë sistemit komunist, më së shumti kanë bërë karrierë femrat e bukura, që kishin “sex appeal”. Se ashtu niste… brigadieri ishte gjithnjë mashkull. Karriera niste që nga kooperativa. Gjithsesi, me aftësi apo me pak paaftësi, këngëtaret shqiptare të dikurshme kanë punuar shumë dhe i kanë dhënë artit shqiptar, ka mbetur kënga e tyre.

Vetëm femrat e bukura kanë bërë karrierë në art?

Në përgjithësi, favorizoheshin femrat e bukura. Sigurisht ka pasur edhe plot femra të bukura që nuk ranë pre, e kanë karrierën vetëm falë zërit të bukur. Po kujtoj këtu p.sh., Ema Qazimin, një femër e bukur, po shumë e ndershme, që nuk i dilte gjysmë fjale. Apo Myfaretja me vokal të jashtëzakonshëm, që i ngjante për nga zëri Edit Piaf ose Mirel Mathieu. Apo Irma Libohova etj etj

Nga Elisabeta Ilnica 

- Advertisement -

TE FUNDIT