7.5 C
Tirana

Françesko Toti i ftuar VIP, vjen në Tiranë

VENDI

Mbrëmjen e nesërme, Kombëtarja kuqezi luan ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Francës, aty ku do të inaugurohet zyrtarisht edhe stadiumi i ri, “Air Albania”.

Në vigjilje të këtij takimi që tashmë mund të konsiderohet edhe miqësor duke qenë se skuadrat e kualifikuara janë njohur, në stadium do të ketë një numër të konsiderueshëm figurash që kanë dhënë shumë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm.

Thuhet se nuk do të ketë vetëm ish-futbollistë të Kombëtares, por edhe legjenda të futbollit europian. Një prej tyre, është edhe Françesko Toti i cili mbrëmjen e nesërme do të jetë në kryeqytet, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës.

Ish-kapiteni i Romës dhe Italisë, ka marrë një ftesë për të qenë i pranishëm në këtë ndeshje që inauguron stadiumin dhe duket se e ka pranuar këtë ftesë. Ashtu siç është bërë e ditur, edhe Ceferin do të jetë në kryeqytet së bashku me figura të tjera të sportit. /VipSport

- Advertisement -

TE FUNDIT