16.5 C
Tirana

Francë/ U premtuan mbi 1 mld dollarë për ‘’Notre Dame’’, deri tani asnjë cent

VENDI

Biznesmenët francezë premtuan se do të dhuronin miliona lekë për ndërtimin e katedrales së Notre Damit në Paris. Por sipas burimeve zyrtare, deri më tani ende nuk është dhënë asnjë cent.

Biznesmenët francezë premtuan se do të dhuronin miliona lekë për ndërtimin e katedrales së Notre Damit në Paris. Por sipas burimeve zyrtare, deri më tani ende nuk është dhënë asnjë cent.

Zëdhënësi për mediat në Notre Dame tha se, “Donatorët e mëdhenj nuk kanë paguar ende as edhe një cent”.

Deri më tani donacionet kanë ardhur nga persona amerikanë, ndërsa nga Franca vetëm nëpermejt fondeve të ngritura për rindërtimin e katedrales. Rrogat e punëtorëve dhe faturat që prej 15 prillit po paguhen nga paratë që vijnë nëpërmjet këtyre fondacioneve.
Disa familje dhe kompani shumë të pasura premtuan më shumë se 1 miliardë dollarë për ndërtimin e katedrales.

Francois Pinault i Artemis, kompania mëmë e Kering që zotëron Gucci dhe Saint Laurent, premtoi 163 milion dollarë, ndërsa Patrick Pouyanne, CEO i kompanisë franceze të energjisë Total, tha se firma e tij do të dhurojë të njejtën shifër.

Bernard Arnault, CEO i gjigantit luksoz LVMH që zotëron Louis Vuitton dhe Dior, premtoi 327 milionë dollarë. Të njejtën gjë bëri edhe Fondacioni Bettencourt Schueller i Pasurisë L’Oréal.

A.AG

- Advertisement -

TE FUNDIT