17.5 C
Tirana

Fotot e rralla: Veriu i Shqipërisë 1902-1908

VENDI

Eksploruesi austriak Erih Libert (1873-1951) i cili ishte kirurg me profesion vizitoi për herë të parë Shqipërinë në shtator 1902 ku shëtiti zonën e Pultit dhe malet në jug të lumit Drin.
Në gusht 1903 shkoi në Shkodër dhe kaloi me shqiptarin Luigj Jakoviqi në Dushman, përgjatë bregut të majtë të Drinit, në pjesën jugore të Merturit, në Gash dhe në Krasniq.
Nga lugina e Valbonës u kthye nëpërmjet Merturit, Nikajt, Shalës, Shoshit, Sumës dhe Pultit për në Shkodër. Në gusht 1904 Erih Liberti u nis nga Shkodra, kësaj radhe për të parë burimin e lumit Valbonë.
Kaloi në Thethi, Abat dhe Nikaj, dhe u kthye nga Valbona nëpërmjet Qafës së Valbonës. Udhëtimet e vitit 1903 dhe 1904 janë përshkruar në librin e tij
Aus dem nordalbanischen Hochgebirge (Nga Malësia e Shqipërisë së Veriut), Sarajevë 1909, nga i cili është marrë ky koleksion fotografik. Fotot janë risjellë nga studiuesi i njohur Robert Elsie. /gazetatema.net/
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

- Advertisement -

TE FUNDIT