10.5 C
Tirana

(Fotoreportazhë) 2 DITE PA TELEFONA DHE INTERNET

VENDI

Dy dite pa telefona dhe pa internet ne Lumin e Shales. Kater ore rruge nga Tirana per tek Liqeni i Komanit, e me pas vazhdoje rrugen me varke per rreth 2 ore e 30 minuta, per te mberritur ne nje vend ku kemba e njeriut ka shkelur pak. Ishte e magjishme.
Malet e larta dhe lumi ngjyre te kalter, te jepnin idene qe ishe ne Tailande dhe jo ne Shqiperi. Sapo i afroheshim destinacionit, valet e telefoneve iken.
Atje shkuam si shoqeri! Ngritem cadrat, shkrepem foto dhe shijuam peisazhin qe natyra na falte. Ne mbremje ndezem dhe nje zjarr dhe filluam te luanim lojra te ndryshme.
Qeshem me shpirt! Isha i shoqeruar me shoqeri te mire, cuna dhe goca qe e donin natyren, donin shakate, donin sfidat, dhe buzeqeshnin pa fund! E gjithe cfare duhej! Telefoni nuk na erdhi ne mendje, as faceboku, as instagrami.
Kuptuam qe jeta jashte rrjeteve sociale ishte me e bukur sesa rrjetet qe si “rrjet” na kane bere pjese te pandashme te tyre.
Diten tjeter ngjitem malin e quajtur Blini i Gurit te Lekes. Nje legjende e vjeter qe prej kohes se Leke Dukagjini, e shoqeronte ate mal. Thuhej se pasuria e tij gjendej e groposur aty. Ne fakt une nisa te kerkoja qe ate dite 😛
Pertej te gjithave, ky udhetim me la mbresa te vecanta, kisha kohe pa perjetuar ndjesi te tille. Jemi te bekuar per bukrite qe kemi, si ne veri e deri ne jug,
vecse nuk dime si t’i kthejme ne destinacione te preferuara turistike. Sa i bukur eshte veriu 🙂
 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga Osman STAFA

- Advertisement -

TE FUNDIT